“Serbia do të leçitet si shtet”: Eskperti serb i sigurisë komenton ngjarjet në Banjskë - NACIONALE

“Serbia do të leçitet si shtet”: Eskperti serb i sigurisë komenton ngjarjet në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse komuniteti ndërkombëtar përmes një hetimi gjen që Serbia “ka qenë në dijeni ose qëllimshën ka marrë pjesë në sulmet në Banjskë” do të pasojë izolimi dhe trajtimi i saj sikur Bjellorusia, ka thënë Drejtori i Qendërs për Politika të Sigurisë në Beograd, Igor Bandoviq, duke folur për rrjetin mediatik N1.

Pyetur nga intervistuesi se a i beson Perëndimi në këtë rast Prishtinës apo Beogradit, eksperti i sigurisë thotë se “Perëndimi i beson syve të vet më së shumti”.

Mendoj se një hetim ndërkombëtar do të provojë të shoh nëse Serbia me dijeninë e saj dhe qëllimin ka marrë pjesë në këtë. Nëse gjendet kjo, ne do të jemi një shtet i leçitur që sponzoron akte terroriste, gjë që s’ka ndodhur në Evropë për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

Në këtë rast, thotë Bandoviq, Serbia do të jetë “e barabartë” me statusin që sot kanë Federata Ruse dhe Bjellorusia në kontinentin evropian.

Pozicioni do të jetë që ne do të jemi të izoluar, që do të trajtohemi sikur një Bjellorusi në Evropë, me të vetmin dallim që Bjellorusia ka armë nukleare, dhe se ndaj tyre duhet të jenë më të kujdesshëm”, ka shtuar eksperti.

Situata, sipas tij, do të ishte një Serbi prej qershorit 1999 deri në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2000. E madje, vazhdon ai, rreziku është për një autokraci edhe më të madhe.

Bandoviq tha se ka dëgjuar që në Bruksel “tetë shtete” kanë kërkuar nisjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë.

Jo sanksione, por një lloj dënimi ndaj Serbisë. Mendoj se jemi në një situatë të vështirë”, ka vazhduar ai.

Eksperti i sigurisë thotë se mund të jetë e vërtetë që me ngjarjet në Banjskë “ka pasur vendim të qëllimshëm” që Serbia të përmbys krejt kursin e politikë të ndjekur në raport me Kosovën.

Nëse kjo është logjika – që është veçse njëra nga spekulimet – mbase idea ka qenë që grupi i armatosur të fitojë diçka, me përfshirjen potenciale të policisë ose ushtrisë sonë, e cila praktikisht u stacionua në kufi me Kosovën”, ka thënë Bandoviq.

Por, sipas tij, “okupimi i veriut të Kosovës” është një skenar “jo jorealist”.

Me eskalime të tilla, Serbia po i kthehet politikës së Millosheviqit ndaj Kosovës. Në fakt, kurrë s’kemi dalë nga rreth vicioz i nacionalizmit, ku etnia përcakton territorin”.

Eksperti serb thotë se tashmë edhe Vuçiqi në deklarimet e tij publike është duke përçuar “mesazhe antagoniste” dhe “armiqësore” ndaj Perëndimit, dhe krejt kjo për shkak se Vuçiq “e di që tashmë nuk është partner i Perëndimit” dhe nga kjo buron “retorika e ashpërsuar e tij”.

Lajme të ngjashme