Hoxhë Shefqet Krasniqi thotë se po sheh mundësinë ta organizojë një iftar për të dy sekset
Hoxha i mirënjohur, Shefqet Krasniqi, ka bërë një ‘sqarim’ në profilin e tij në Facebook pas kritikave të shumta se kishte organizuar iftar/promovim librash vetëm për burra.
Hoxha është shprehur se ne e dimë shumë mirë qëndrimin e tij “si për meshkuj, ashtu edhe për femra” ani pse këto qëndrime janë kontestuar vazhdimisht nga grupet feministe.
Në pjesën tjetër të reagimit thuhet që hoxha në fjalë ka organizuar tubime duke mbledhur të dy gjinitë në të kaluarën jo të largët.
“Hoxha ka organizuar më shumë se njëherë tubime ku janë mbledhur të dy gjinitë, qoftë nëpër tribuna, qoftë edhe për hirë të ndonjë ahengu, tubimi apo diç të ngjashëm, si fjala bie në sallën "1 Tetori"”, shprehet stafi i hoxhës.
Nga ky reagim lihet të kuptohet se z. Krasniqi është kritikuar nga gratë myslimane që kanë dashur të përfshihen në këtë iftar/promovim ku kishim marrë pjesë edhe shumë politikanë, përfshirë kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin, si dhe deputetët Eman Rrahmani, Gramos Agusholli, Visar Korenica, Bekë Berisha e Mërgim Lushtaku.
Po ashtu, në atë iftar kishte pasur edhe këngëtarë e aktorë.
“Sa i përket iftarit të propozuar, sigurisht se hoxha do ta shohë mundësinë, ashtu sikurse që do ta shohë mundësinë e pjesëmarrjes së dy gjinive në propomivimin e librave të radhës, e që kjo me gjasë do të ndodhë gjatë këtij viti”, shkruhet në pjesën e fundit të reagimit.
R E A G I M I i plotë: