Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli në Hagë.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për vizitën e tij, duke thënë se Thaçi dhe Veseli janë të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë.
Ai tutje është shprehur se historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush.
“Sot vizitova miqtë e mi, Hashimin dhe Kadriun! Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë! Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush!” – ka shkruar Hoxhaj.
