Hoxhaj “shperthen” me kritika: Kurti ra në kurth, Lajçaku ka përfaqësuar interesat e Serbisë
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka pasur shumë kritika ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, por edhe ndaj ndërmjetësit të BE-së në dialogun në Bruksel, Miroslav Lajçak.
Sipas Hoxhajt, Lajçaku ka përfaqësuar interesat e Serbisë në dialogt.
Duke folur në KTV, Hoxhaj beson se Kurti ka rënë në kurth kur e pranoi marrëveshjen bazike në vitin 2023.
“Unë mendoj se Lajçaku ja ka bërë goditjen më të madhe Republikës së Kosovës, ka përfaqësuar interesat e Serbisë dhe z. Kurti ka rënë këtu në kurth, kur ka dalë me marrëveshje bazike e jo marrëveshje për njohje të ndërsjellë e marrëveshje obligative ligjore. Ka qenë kërkesë e BE-së, vetë Gjermania më 2012 ka dalë me ide të një marrëveshje obligative ligjore” – ka thënë Hoxhaj.