Hoxhaj: Shpallja e pavarësisë historikisht lidhet me Hashim Thaçin - NACIONALE

Hoxhaj: Shpallja e pavarësisë historikisht lidhet me Hashim Thaçin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi liderët institucionalë të Kosovës nuk kanë përmendur emrat e Hashim Thaçit dhe Kadri Vesit në ceremoninë e 15-vjetorit të shpalljes se pavarësisë së Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shpallja e pavarësisë historikisht lidhet me emrin e Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që gjenden në Hagë.

“‘Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.’ Kjo i shkon sjelles së djeshme zemërngushtë të atyre që në Kuvend nuk mundën t'ia thonin emrin atij, me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, Hashim Thaçit, dhe as të përmendin luftëtarët tanë të lirisë, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme