Hoxhaj pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit: Politika e jashtme dhe rritja e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë - NACIONALE

Hoxhaj pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit: Politika e jashtme dhe rritja e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se Kosova duhet të fokusohet në politikën e jashtme.

Ai ka thënë se sulmi i Iranit ndaj Izralit, lufta në Ukrainë dhe Gaza, sulmi në Banjskë dhe vota e Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, tregojnë që Kosova duhet të ketë një politikë të jashtme të mençur dhe t’i ngrit kapacitetet e sigurisë.

Sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, sëbashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore!” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se kushdo që menon të kundërtën, sipas tij, e ka gabim.

“Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!” – përfundon shkrimi i deputetit të PDK-së.

Lajme të ngjashme