Hoxhaj nga Austria: Kosova po sfidohet edhe nga vetë BE-ja - NACIONALE

Hoxhaj nga Austria: Kosova po sfidohet edhe nga vetë BE-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur një fjalim në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë, në të cilën ka folur rreth sfidave të Kosovës në marrëdhëniet e saj me Ballkanin dhe botën.

Në postimin e tij, Hoxhaj ka bërë një interpretim interesant.

Sipas ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Kosova është duke u sfiduar edhe nga vetë BE-ja.

“Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja, e cila me politikën e saj të blerjes së Kosovës, mjerisht ka hequr dorë nga politika e zgjerimit evropian në Ballkan. Kjo ka bërë që kohëve të fundit më shumë të fitojnë zgjedhjet partitë politike me platforma anti-evropiane sesa ato pro-evropiane!” – ka shkruar, ndër të tjera, Hoxhaj.

Lajme të ngjashme