Hoxhaj me kritika për Kurtin, e quan demagog dhe gënjeshtar - NACIONALE

Hoxhaj me kritika për Kurtin, e quan demagog dhe gënjeshtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur demagog e gënjeshtar kryeministrin Kurti.

“Demokracia rrezikohet prej një fenomeni. Në fillet e saj, tema kryesore ka qenë se a mund të ketë demagogë, që në situata të caktuara mund ta udhëheqin vendin në një formë të tillë dhe e humbë karakterin e mirëfilltë. Pra tema kryesore ka qenë që a mundën demagogët që në një situatë të shërbejnë si model i demokratit dhe demokracia t’i humb parametrat që ka”, ka thënë Hoxhaj.

I pyetur a është Kurti një demagog Hoxhaj tha se këtë ia ka thënë atij edhe në Kuvend.

“Dhe tash në një kohë të tillë i besojnë dikujt që është demagog që përhap gënjeshtar të mesme që njerëzit janë të prirur t’i besojnë. Këtë i kam thënë edhe në të kaluarën edhe në Kuvend”, ka thënë Hoxhaj në Frontal në T7.

Lajme të ngjashme