Hoxhaj- Kurtit: Nuk ke nevojë ta luash të fortin me sindikatat dhe opozitën
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën e Kuvendit ka kritikuar kryeministrin Kurti, për mos zgjidhjen e grevës.
Sipas tij, opozita nuk janë sindikatë e sindikatës, por janë prindër që fëmijët i kaë në shkollat publike.
“Sot është java e katërt që kemi humbje të mësimit. Po na thuni që jeni sindikatë e sindikatës por jemi ata që në fund të ditës jemi prind, që fëmijët i kemi në shkolla publike. Kryeministri Kurti nuk po ka vullnët që të kërkojë koncencus me sindikatën, tregon shumë ku jemi sot në këtë datë. Ju ftojë që të riktheheni dhe të bisedoni me ta. Nuk ke nevojë ta luash rolin e të fortit me sindikatat e opozitën”, tha Hoxhaj.