Hoxhaj fjalë të mëdha për Ahtisaarin: Ua mundësoi shqiptarëve ta jetësojnë vullnetin në shtet të pavarur - NACIONALE

Hoxhaj fjalë të mëdha për Ahtisaarin: Ua mundësoi shqiptarëve ta jetësojnë vullnetin në shtet të pavarur

2 javë më parë

nga NACIONALE

Profet dhe vizionar, ishin dy prej atributeve të mëdha që deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i përdori për të përshkruar ish-Presidentin e Finlandës, Marti Ahtisaari, të angazhuar në hartimin e planit për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës që kulmoi në shpalljen e pavarësisë së shtetit.

Duke folur për Euronews Albania, ish-ministri Hoxhaj, tha se përmes planit të tij, Ahtisaari mundësoi “realizimin e vullnetit të shqiptarëve” për të krijuar shtet më vete.

Ahtisaari e ka ruajtur karakterin e realitetit të Kosovës, meqë ia ka mundësuar shqiptarëve që ta jetësojnë vullnetin e tyre për një shtet sovran dhe të pavarur edhe ka ofruar zgjidhje për komunitetin serb pa e dëmtuar funksionalitetin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të ngjashme