Hoxha për Escobarin: “Unë emisari, mund t’i vendosi kushte kryeministrit të zgjedhur të Kosovës” - NACIONALE

Hoxha për Escobarin: “Unë emisari, mund t’i vendosi kushte kryeministrit të zgjedhur të Kosovës”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar deklaratat e Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Hoxha ka shkruar në mënyrë ironike se Escobari “na siguroi për dy çështje”.

“Escobari na siguroi për dy çështje:

- Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por... unë Escobari, unë emisari, mund t'i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të saj.

- Ju garantoj se nuk do të ketë Republikë serbe, veç më falni pak... sa të shkoj të përshëndetem me Dodikun.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme