Hoxha: Kryeministri Kurti ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për ujdinë e arritur në Bruksel rreth deklaratës për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në seancën e sotme në Kuvendit, ajo ka thënë se kryeministri Kurti e ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve.
Ajo ka thënë se kryeministri Kurti duhet të iu kërkon falje familjarëve të ët pagjeturave.
“Më 2 maj, në Bruksel rrëfimi i tyre është rrokullisur, dhimbja e tyre është baraspeshuar, duke e lënë në ndërgjegjen e kryeministrit i cili e ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve. Sot kam zgjedhur të jem zëri i tyre dhe uroj këto minuta të na mjaftojnë për të dëgjuar diçka për dhimbjen dhe pritjen mbi 20-vjeçare të familjarëve. Sot do të doja kryeministri të ishte këtu dhe t’u kërkonte falje të pagjeturve”, ka thënë Hoxha.
Në fund të adresimit të saj, ajo ka lëshuar këngën e saj “Për ata që (s')janë”, të cilën kohë më parë ua ka kushtuar të zhdukurave.