Hoxha jep detaje për sulmin: Janë përdorur 15 deri 20 kg eksploziv, kanë qenë të vendosura në një çantë të zezë - NACIONALE

Hoxha jep detaje për sulmin: Janë përdorur 15 deri 20 kg eksploziv, kanë qenë të vendosura në një çantë të zezë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se për realizimin e këtij sulmi terrorist, në bazë të hetimeve në vendin e ngjarjes, dyshohet që në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit nga 15 deri në 20 kilogram.

Hoxha në konferencë së bashku me Sveçlen, tha se ky eksploziv ka qenë i vendosur në një çantë të zezë.

Për realizimin e këtij sulmi terrorist, në bazë të hetimeve në vendin e ngjarjes, dyshohet që në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit nga 15 deri në 20 kilogram, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë, dhe e cila është aktiviuar me detonatorë mekanik përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme.”

“Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kanalin e Ibër-Lepencit, ku si pasojë e të cilave është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona dhe lokalitete, duke rrezikuar tej mase edhe furnizimin me energji elektrike apo edhe rrezikun me pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Kosovës.” – ka thënë Hoxha.

Hoxha ka deklaruar se materialet e dëshmitë që janë gjetur dyshohet se lidhen me sulmin e mbrëmshë.

Duhet të kuptoni që po flasim për një rast shumë të rëndë. Nëse ne japim shumë informacione, dëmtojmë procesin tonë. Janë materiale e dëshmi që janë gjetur në bastisjet e sotme, e që dyshohen të lidhen me sulmin e mbrëmshëm. Neve na mbetet punë me bë, punë e hetuesve tanë me përcaktu rolin e secilit në përfshirjen e terroristëve në këto akte kriminale”. - ka thënë Hoxha.

Lajme të ngjashme