Hoxha i VV-së 'shpërthen' ndaj Macronit, ia përmend demarkacionin me Malin e Zi: "Janë mësuar me një karrotë..."
Aktivisti i VV-së, Elvis Hoxha, ka shpërthyer në fyerje ndaj presidentit francez Emmanuel Macron pas deklaratave të këtij të fundit që u perceptuan si kërcënuese në Kosovë në lidhje me liberalizimin e vizave.
Sipas Hoxhës, Macron tash po kërkon përveç zgjedhjeve të reja dhe Asociacionit edhe një “republikë dhe një Dodik të ri” për Serbinë.
Macron duhet theksuar që nuk e ka kërkuar një Republikë të re për Serbinë apo një Dodik të ri.
Më tej, z. Hoxha ka shkuar më larg duke thënë që “janë mësuar me një karrotë ta përdorin Kosovën për të përkëdhelur gjithë Ballkanin. Për vizat u dhanë një herë 2800 ha.”
Ky duket të jetë një ofendim për më shumë se Francën meqë demarkacionin e kishin kërkuar edhe ShBA-të dhe vende tjera të BE-së.