Hoxha i VV-së me parullë: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar deklaratën e Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili e “ndau” kryeministrin Albin Kurti nga populli i Kosovës.
“Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës. Por kjo s’do të thotë që do të qëndrojmë krah një individi që nuk e ndan atë instinkt për të bashkëpunuar e për t’u bashkërenduar.” – theksoi Escobar.
Megjithatë, në përgjigjen e tij, Hoxha ka shkruar se një popull nuk i nënshtrohet një emisari. Në rrufenë e tij, Hoxha vlerësonse kryeministrin e zgjedh një popull.
“Kryeministrin e zgjedh një popull.
Emisarin e emëron dikush.
Një popull nuk i nënshtrohet një emisari.” – shkruan Hoxha në profilin e tij në Facebook.