Hoxha i VV-së: 48 orë reflektimi jo për Kosovën, por për Borrellin dhe Lajçakun
Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka thënë se shtyrja 48 orëshe e afati për gjobitjen e shoferëve me targa ilegale, duhet të jetë reflektim për Bashkimin e Evropian dhe jo për Kosovë.
Hoxha në profilin e tij në Facebook, shkruan se 48 orët e ardhshme tashmë kanë mbetur 24 orë, duhet të jenë reflektim për kryediplomatin e BE-së, Josep Borell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“48 orë reflektimi jo për Kosovën, por për Borrellin dhe Lajçakun.”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Qeveria Kurti ka shtyrë për 48 orë vendimin për masën e gjobitjes për targat ilegale.
Ndryshe për sot e mërkurë është raportuar se do të ketë një takim mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimit të Kosovës dhe Petar Petkoviqit të Serbisë për targat.
