Hoxha e PDK-së lavdëron Konjufcën: Ka treguar që mund të kapërcej bindjet partia - NACIONALE

Hoxha e PDK-së lavdëron Konjufcën: Ka treguar që mund të kapërcej bindjet partia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxhaj, e ka lavdëruar deputetin e VV-së, Glauk Konjufca.

Ajo ka vlerësua se ish-kryetari i Kuvendit ka treguar se mund t`i tejkalojë bindjet partiake për komunikim brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, kjo nuk e bën Konjufcën njeri më të dashur për PDK-në.

“Konjufca thjesht e ka treguar që mund të kapërcej bindjet e tij partiake për të krijuar klimë komunikimi brenda Kuvendit të Kosovës edhe në momentet më të vështira që i kemi pasur aty dhe kjo nuk e bën as më të dashur për ne e as më të padashur sepse s’kemi nevojë për ato lloj relacionesh thjesht e bën ndoshta person që është sprovuar dhe ka komunikuar dhe mund të jetë çdo emër i cili Kuvendit do t’i bënte nder në kuptimin e krijimi të një klime komunikimi dhe bashëkpunimi”, ka thënë Hoxha në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Lajme të ngjashme