Hoxha e konfirmon: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri - NACIONALE

Hoxha e konfirmon: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar fluturimet e dronëve nga Serbia në pjesën veriore të vendit.

Ai ka bërë me dije se policia është në kontakt me KFOR-in për këtë çështje.

Pas ceremonisë së shkatërrimit të disa armëve të vogla ilegale, ai ka thënë se policia është duke e monitoruar situatën.

“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se përgjegjësi kryesor për këtë i takon KFOR-it.

“Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it”, është shprehur Hoxha, raporton Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme