Hoxha e falënderon Konjufcën pasi mori pjesë në Kuvend: Besoj se do jeni rol model për kolegët tu - NACIONALE

Hoxha e falënderon Konjufcën pasi mori pjesë në Kuvend: Besoj se do jeni rol model për kolegët tu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka falënderuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e cila është thirrë nga opozita për të diskutuar për skandalet në KEK.

Hoxha ka thënë se beson që Konjufca do të jetë model për kolegët e tij që të kthehen e të ballafaqohen në Kuvend.

“Së pari kryetar faleminderit që je sot me ne sepse po bëhej shqetësuese kur përveç kolegëve tonë të mazhorancës edhe ju dukej sikur e keni sabotuar komplet procesin e punës së Kuvendit. Andaj faleminderit dhe besoj që ky do të jetë rol model edhe për kolegët e tu që të kthehen në vendin e fjalës dhe ballafaqimit për proceset dhe jetën publike në Kosovë.” – ka thënë Hoxha.

Kujtojmë se deputetët e Vetëvendosjes nuk po marrin pjesë në këtë seancë qysh nuk kanë marrë pjesë as në katër seanca të tjera të thirrura nga opozita.

Lajme të ngjashme