Hovenier: Udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve në veri duhet të zbatohet - NACIONALE

Hovenier: Udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve në veri duhet të zbatohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier, ka bërë me dije se Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore duhet të zbatohet.

Gjatë një vizite në Mitrovicën e Jugut, ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e ka zgjedhur këtë rrugë.

Kërkesa për zgjedhje erdhi direkt nga BE-ja dhe ShBA-ja. Kosova vendosi një sistem që qytetarët t’i shkarkonin kryetarët nëse do të vendosnin për këtë dhe ne e pamë këtë si një hap të rëndësishme për deeskalim të situatës në veri të Kosovës. ShBA-ja ka qenë e qartë që derisa besojmë që katër kryetarët janë zgjedhur në mënyrë ligjore, askush nuk duhet të gëzohet me një zgjedhje me përqindje të vogël... qartë këta kryetarë nuk përfaqësojnë të gjithë ata që u shërbejnë”, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ia lejon secilit qytetar të drejtën e votës.

Qeveria e Kosovës iu përgjigj kësaj, dhe vendosën një strukturë përmes së cilës qytetarët do të mund të merrnin disa hapa, një proces për të tërhequr zyrtarët. Të gjithë zyrtarët në Kosovë, në secilin nivel, duhet të bëjnë gjithçka që munden të ndërmjetësojnë implementimin e plotë këtë udhëzim administrative. Duhet të dalin nga rruga e tyre që të sigurojnë që qytetarët mund të realizojnë të drejtat e tyre demokratike. Kushtetua e ka lejuar këtë, është proces që ndodhë për herë të parë, është normale që të ketë konfuzion”, ka thënë diplomati amerikan.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera duhet të jenë fleksibuile që qytetarët serbë në atë pjesë t`i realizojnë të drejtat e tyre.

Ne presim plotësisht nga Qeveria dhe të gjithë zyrtarët që të bëjnë gjithçka, të jenë sa më fleksibil, që qytetarët ta ushtrojnë këtë të drejtë demokratike. Ne jemi shumë të shqetësuar nëse dikush nuk tregon kuptim për këtë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme