Hovenier: ShBA-ja është partnere krenare e FSK-së
Ambasadori i ShBA-vë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shprehur mirënjohje ekipeve të FSK-së, të cilat për rreth dy javë qëndruan në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Hovenier, ka deklaruar se ekipi i FSK-së, kreu asistencë të suksesshme në operacionet në Turqi dhe shpëtoi disa jete si dhe ShBA-ja, është partnere krenare e FSK-së.
Ai thotë se ekipet e FSK-së asistuan në operacione dhe shpëtuam jetë nga kërkimet që nënë nën rrënojat e vendeve të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.
‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkimit, shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së, që u kthyen në Kosovë. Ekipipi i FSK-së, kreu asistencë të suksesshme në operacionet në Turqi dhe shpëtoi disa jete. ShBA-ja, është partnere krenare e FSK-së’’, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Kujtojmë se edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ka dekoruar me medalje presidenciale pjesëtaret e FSK-së, që morën pjesë në kërkim-shpëtim në Turqi, pas tërmetit 7,6 shkallës, i cili la më shumë se 40 mijë viktima.
The United States expresses its deep gratitude to the @KSF_Kosova search & rescue and medical teams as they return home to Kosovo. The KSF team conducted successful assistance operations in Türkiye and saved several lives. The U.S. is a proud partner to the KSF. 🇽🇰🇺🇸 https://t.co/51BBWtp5yB
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 21, 2023