Hovenier: Sasia e armatimit të sekuestruar tregon se kishte plan për destabilizimin e rajonit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Jeff Hovenier në një prononcim për "Politico", ka thënë se sasia e armëve që u gjet nga aksioni i Policisë, tregon se kemi të bëjmë me diçka serioze, për destabilizimin e rajonit.
Tutje Ambasadori ka shtuar se përgjegjës janë ata që kanë qëlluar mbi policin e Kosovës.
“Ne e dimë se [sulmi terrorist] ishte i koordinuar dhe i sofistikuar. Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte diçka serioze, një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon. Njerëzit që i mbajmë më të përgjegjshëm [për sulmin] janë njerëzit që kanë qëlluar mbi policin e Kosovës”, nënvizoi Hovenier.