Hovenier ia thotë himnit të ShBA-së me Alma Bektashi: Mezi pres të festojmë sonte Ditën e Pavarësisë - NACIONALE

Hovenier ia thotë himnit të ShBA-së me Alma Bektashi: Mezi pres të festojmë sonte Ditën e Pavarësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e ShBA-së në Kosovë sonte organizon pritjen për 248 vjetorin e pavarësisë.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se kantautorja Alma Bektashi do ta performojë himnin e ShBA-së.

Ai ka ndarë pamje, ku ka thënë se Bektashi u pajtua që të këndojë bashkë me të.

“Jam shumë i kënaqur që Alma Bektashi u pajtua që ta këndojë himnin kombëtar të ShBA-së me mua, në pritjen tonë për Ditën e Pavarësisë. Mezi pres të festojmë 248 vite të pavarësisë tonë sonte.” – ka shkruar ambasadori amerikan.

Lajme të ngjashme