Hovenier: I lumtur që Kasanof është në Kosovë, presim vizitë produktive
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka mirëpritur në vizitën e tij të parë zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Aleksandër Kasanof.
Hovenier në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se presin një vizitë productive.
“I lumtur ta mirëpres sot zëvendës ndihmës sekretarin Kasanof sot në vizitën e tij të parë zyrtarë në pozitën e tij aktuale në Kosovë dhe rajon. Presim një vizitë produktive, duke treguar mbështetjen tonë afatgjatë për popullin e Kosovës, duke adresuar shqetësimet e përbashkta dhe duke kërkuar që të arrijmë progress në rrugën evropiane të Kosovës si shtet sovran, i pavarur e multietnik.”
Delighted to welcome Deputy Assistant Secretary Kasanof today for his first official visit in his current role to Kosovo and the region. We look forward to a productive visit, showcasing our long-term support to the 🇽🇰 people, addressing shared concerns, and seeking to achieve… pic.twitter.com/9BLWxoeUAl
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 10, 2024
Ndryshe, tashmë ka nisur takimi i Kasanof me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nesër ndërkaq, ai pritet të ketë takime edhe me liderët e opozitës.