Hovenier bën iftar, e krahason Kosovën me ShBA: Kampione e lirisë fetare
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, i është bashkangjitur stafitë të ambasadës për iftarin e parë të muajit Ramazan.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka vlerësuar lirinë fetare në Kosovë, duke thënë se është një vlerë që e ndanë me ShBA-në.
“I nderuar për t’u bashkuar me familjen e Ambasadës Amerikane për një darkë Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione e Lirisë Fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona,”- ka shkruar Hovenier.
Honored to join the @USEmbPristina family for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Kosovo remains a champion of #ReligiousFreedom, one of many important values our two countries share. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/soSZslIwBH
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023