Hoti uron Kroacinë për futjen e euros dhe hyrjen në Schengen, kritikon Kurtin - NACIONALE

Hoti uron Kroacinë për futjen e euros dhe hyrjen në Schengen, kritikon Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri dhe deputeti aktual i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Kroacinë, për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim.

Sipas Hotit, hyrja e Kroacisë në zonën Shengen është e rëndësishmë për të gjithë Ballkanin.

“Urime Kroacisë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim. Kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pas 27 vitesh të luftës së përgjakshme, kjo është një arritje e madhe. Me durim dhe vendosmëri arrihet gjithçka.”, ka thënë Hoti.

Deputeti I LDK-së, tha se më padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s, pasi që angazhimi politik i Kosovës ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik.

Ai nuk la pa kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se politika e brendshme është duke u kurthuar kohë pas kohe.

“Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme.”, tha Hoti.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme