Hoti reagon ashpër: Nuk mund të vazhdojmë kështu, të largohet TVSH-ja e të rriten pagat - NACIONALE

Hoti reagon ashpër: Nuk mund të vazhdojmë kështu, të largohet TVSH-ja e të rriten pagat

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të largojë TVSH-në për produktet bazike, të bëjnë rritjen e pagave në përputhje me inflacionin dhe të ulin tatimin.

Hoti ka thënë se këto propozimet e partisë së tij u refuzuan jo pse nuk ishin adekuate por vetëm sepse ishin të LDK-së.

Ai në Facebook ka thënë se plani i LDK-së është në anën e familjeve dhe punëtorëve.

Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë. Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!” – ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i Hotit vjen në kohën kur ministria e Financave me anë të një vendim ka bërë rivlerësimin e pronave duke bërë që të rriten faturat e tatimit në pronë.

LDK-ja kërkoi nga Murati që të pezullojë këtë vendim pasi është bërë në kohën e një inflacioni “marramednës”.

Deri më tani Ministria e Financave nuk ka bërë ndonjë lëvizje në këtë aspekt.

Lajme të ngjashme