Hoti: Qeveria ia ka dhënë të mbrapshtën vendit në çdo sektor - NACIONALE

Hoti: Qeveria ia ka dhënë të mbrapshtën vendit në çdo sektor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe në fushën e energjisë.

Ai ka vlerësuar se në vend që sot përurohej fillimi i punës së termocentralit me gazë, Qeveria po krekoset për ankandin solar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se kjo qeveria ia ka dhënë të mbrapshtën Kosovës në çdo sektor.

“Në vend që sot, në vitin e katërt të mandatit, të prehet shiriti për fillimin e punës së termocentralit me gaz të mbështetur nga SHBA-ja, këta krekosen për ankandin solar. Na dhanë të mbrapshtën në çdo sektor. Na duhet shumë punë për të kthyer normalitetin, për të kthyer partneritetet, për të nisur zhvillimin ekonomik për së mbari”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme