Hoti për reciprocitetin: Nuk ka pasur koordinim me opozitën dhe ndërkombëtarët
Ish-kryeministri i Kosovës tani deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria nuk ka pasur koordinim me partnerët ndërkombëtar për reciprocitetin.
Hoti gjatë senacës së sotme në Kuvend, ka thënë se edhe me opozitën nuk ka pasë konsultime.
“Koordinim të brendshëm nuk ka pasë konsultim të vazhdueshëm me opozitën për këto tema, edhe duket nga informatat që kemi parë koordinim të duhur me partnerët tanë ndërkombëtar ndoshta nuk ka pasë”, ka thënë ai.
“Mbështetjen tonë e keni pasë edhe e keni edhe tash, si dhe e keni parë qëndrimin e kësaj partie rreth kësaj çështje”, shtoi ndër të tjera ai.