Hoti për raportin e DASH-it: Kjo ka qenë e pritur pas aferave, sikur ajo e Ambasadorit Berishaj, me rezerva shtetërore, KEK - NACIONALE

Hoti për raportin e DASH-it: Kjo ka qenë e pritur pas aferave, sikur ajo e Ambasadorit Berishaj, me rezerva shtetërore, KEK

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilin është përmendur edhe korrupsion qeveritar.

Hoti ka thënë se kjo gjë ka qenë e pritur për shkak të aferave.

“Kjo ka qenë e pritur pas aferave, sikur ajo e Ambasadorit Berishaj, me rezerva shtetërore, aferat korruptive në KEK dhe tani me ambalazhuesit e ujit. Në vend që të kërkojnë drejtësi, bartësit e instirucioneve dalin në mbrojtje publikisht ndaj personave të dyshuar.” – ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se raportit i DASH-it është i hidhur.

“Raporti i DASH është një e vërtetë e hidhur që e kemi përmendur disa herë. Nuk ka pasur asnjë reflektim nga qeveria dhe më e rëndësishmja nga Presidentja e shtetit, e cila ka mandat kushtetues t’i mbrojë institucionet e pavarura.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është shqetësues për institucionet e Republikës së Kosovës.

Raporti thekson për, prezencën e korrupsionit serioz qeveritar, probleme me pavarësinë gjyqësorit dhe me kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve.

Kjo ka qenë e pritur pas aferave, sikur ajo e Ambasadorit Berishaj, me rezerva shtetërore, aferat korruptive në KEK dhe tani me ambalazhuesit e ujit. Në vend që të kërkojnë drejtësi, bartësit e instirucioneve dalin në mbrojtje publikisht ndaj personave të dyshuar.

E kanë bërë normë sulmin ndaj Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurorit të shtetit dhe shantazhimin e kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Raporti i DASH është një e vërtetë e hidhur që e kemi përmendur disa herë. Nuk ka pasur asnjë reflektim nga qeveria dhe më e rëndësishmja nga Presidentja e shtetit, e cila ka mandat kushtetues t’i mbrojë institucionet e pavarura.

Kjo qeveri ka tendencë për të imponuar një sistem diktatorial, në mënyrë që Kryeministri të kontrolloj gjithçka: qeverinë, gjyqësinë, kuvendin, presidencën dhe mediat.

Lajme të ngjashme