Hoti për qeverinë e VV-së: Të mbrapsht, majtistë, anarkistë e korruptivë, kosto e prodhimit është rritur 24%
Ish-kryeministri dhe kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti, paralajmëroi se ndërmarrjet prodhuese të Kosovës po humbin konkurrueshmërinë për shkak të rritjes së kostove të prodhimit.
Sipas të dhënave të ASK-së, çmimet e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2026 janë rritur 7.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa krahasuar me vitin 2021 rritja arrin në 24.1 për qind.
Hoti tha se pasoja është rritja e importit: nga 4.6 miliardë euro në 2021 në 7 miliardë në 2025, dhe rënia e punësimit në sektorin e prodhimit.
"Kosova duhet të dalë nga kurthi zhvillimor në të cilin është futur në këto vite të qeverisjes së mbrapshtë," shkroi Hoti.