Hoti për Muratin: Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro, nuk di të numërojë as tri projekte - NACIONALE

Hoti për Muratin: Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro, nuk di të numërojë as tri projekte

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, me anë të një statusi në Facebook, i ka reaguar ministrit të financave Hekuran Murati i cili në një emission televiziv nuk arriti t’i numëroj tri projekte të mëdha kur u sfidua nga gazetari.

Hoti e ka quajtur diletent që nuk mund të mbaj leksione.

E plotë:

Nuk mund të mbaj leksione një ministër që nuk e di si krijohet buxheti.

Ai nuk e di as ku po e shpenzon atë buxhet.

Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje të numëroj as 3 projekte të kryera në 4 vite qeverisje.

Kaq për një diletant sikur ministri Murati.

Lajme të ngjashme