Hoti pasi u ftua në një koncert nga ShBA-të: I nderuari, të nderon - NACIONALE

Hoti pasi u ftua në një koncert nga ShBA-të: I nderuari, të nderon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar për pjesëmarrjen e tij në koncertin e Bandës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë.

Ai me anë të një postimi në Facebook, për ftesën e tij nga ShBA-ja ka thënë se 'i nderuari të nderon', duke treguar se koncerti është mbajtur në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me qëllim të festimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, kjo Bandë e Forcave Ajrore ka ardhur në Prishtinë vetëm për këtë performancë.

“I nderuari të nderon! Ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në koncertin e Bandës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që u mbajt në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Kjo Bandë shumë e talentuar e Forcave Ajrore ka ardhur në Prishtinë enkas për këtë performancë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lajme të ngjashme