Hoti: Nuk ka kuptim që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë, e të merret kredi - NACIONALE

Hoti: Nuk ka kuptim që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë, e të merret kredi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur se sot në Kuvend priten të ratifikohen dy marrëveshje me Bankën Botërore dhe një me Bankën Evropiane për Investime.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë këto marrëveshje burojnë nga marrëveshjet bazë të anëtarësimit të Kosovës.

“Marrëveshja me Bankën Botërore është në shumë prej 90.3 mil euro si mbështetje direkte buxhetore për ligjet që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo praktikë e marrjes së kredisë për të mbushur buxhetin është e gabuar. Kreditë e tilla merren në kohë krizash kur ka rënie të të hyrave buxhetore. Zakonisht kreditë në vite normale buxhetore merren për projekte kapitale. Kjo kredi nuk është e relfektuar në strategjinë e borxhit 2025-2027.” – ka thënë ai.

Tutje, Hoti ka shkruar:

“Kosova nuk po vuan për mjete, por për politika të mira. Është e pakuptimtë që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë në Bankën Qendrore të Kosovës, e të merret kredi”.

Lajme të ngjashme