Hoti në Jeruzalem: Jemi për partneritet strategjik me Izraelin, ndjekim politikën e jashtme të ShBA’së - NACIONALE

Hoti në Jeruzalem: Jemi për partneritet strategjik me Izraelin, ndjekim politikën e jashtme të ShBA’së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke folur për“The Israel Times”, ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili në Shtëpinë e Bardhë kishte korrur njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli, thotë se “nuk kishim asnjë dilemë” në atë që ambasadën ta vendosim në Jeruzalem “për sa kohë ShBa është aty”.

Ne ndjekim politikën e jashtme të ShBA’së”.

Duke folur për njohjen nga Izraeli, Hoti rikujton domethënien e saj. “Dha sinjalin në arenën ndërkombëtare se Kosova është një vend që duhe të respektohet dhe të njihet”.

Nëse Prishtina i bashkohet OKB-së, do të jetë një votë e besueshme pro-izraelite, u zotua ai. “Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Ne kemi një interes të përbashkët strategjik”, raporton The Israel Times.

Lajme të ngjashme