Hoti me dy pika: Hetimi ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjskë, të shtrihet edhe në Serbi - NACIONALE

Hoti me dy pika: Hetimi ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjskë, të shtrihet edhe në Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Deputeti Hoti ka kërkuar që hetimi ndërkombëtar të përfshijë, përveç Kosovës, edhe Serbinë.

“1. Hetimet e institucioneve të Kosovës lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit duhet të jenë shumë profesionale e të kujdesshme, si dhe në koordinim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare të sigurisë që janë të vendosura në Kosovë. Hetimi sigurisht se duhet të shtrihet edhe në Serbi, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar që duhet të ndërmerret për këtë sulm.” – shkroi z. Hoti, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme