Hoti: Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët e Kosovës na kritikuan në Këshill të Sigurimit - NACIONALE

Hoti: Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët e Kosovës na kritikuan në Këshill të Sigurimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka komentuar zhvillimet në Këshillin e Sigurimit të OBK-së, ku u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hoti ka shkruar se mbrëmë ishte e hera e parë që aleatët e Kosovës e kritikuan shtetin kosovar.

“Ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit ishte totalisht i panevojshëm, joproduktiv dhe i dëmshëm për Kosovën. U dëshmua qartësisht se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën. Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët tanë kryesorë na kritikojnë në një diskutim të Këshillit të Sigurimit.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme