Hoti - Kurtit: Ja rekordin që ia ke thy vetes, 3 miliardë euro ke deficit tregtar
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria ka thelluar deficitin tregtar për 3 miliardë euro.
Hoti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se për periudhën janar – gusht 2022 eksporti është rritur për 150 milionë euro.
“Në bazë të të dhënave të ASK, janar-gusht 2022 krahasuar me vitin e kaluar, eksportet janë rritë për 150 milionë por importet janë rritë me 800 milionë, deficit tregtar është shku në 3 miliardë, rritje në 56 për qind krahasuar me vitin paraprak. Besoj që këtu ia keni thy një rekord vetes”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se në të gjitha mallrat jemi duke importuar, dhe sipas tij kjo e vë në pikëpyetje të madhe deklarimet për rritje të vendeve të punës në 40 mijë.
“Çka po importojmë më shumë? Në të gjitha mallrat pa përjashtim jemi duke importuar. Kjo i vë në pikëpyetje të madhe deklarimeve tuaja për rritje të vendeve të punës në 40 mijë, rritje ekonomike e kështu”, ka thënë ai. Nga Shqipëria janë zvogëlua importet për 10 për qind, por janë rritë nga Serbia për 30 për qind. Këtu mundeni me thanë, po është ekonomi e lirë e tregut, në rregull, por ka qenë kështu edhe kur keni rrotullo kamiona”, ka thënë Hoti.