Hoti: Kurti të dorëhiqet menjëherë - NACIONALE

Hoti: Kurti të dorëhiqet menjëherë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kryeministri Kurti do duhej të bashkëpunonte me partnerët ndërkombëtarë për lirimin e policëve të kidnapuar, dhe jot ë flas ankohet kundër bashkësisë euroatlantike në Forumin e Prespës.

Tutje, ai ka thënë se Kurti duhet të dorëhiqet menjëherë.

Tre zyrtarë policorë ia kanë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. Në vend që të jetë 24 orë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë derisa të lirohen ata, si dhe të siguroj mbështetje ndërkombëtare për dënimin e Serbisë për këtë akt agresioni, Kryeministri ligjëron e ankohet në Forumin e Prespës. Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme