Hoti kritikon Kurtin: Mbështetja nga aleatët për Kosovën, s’ka qenë kurrë me ulët
Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka shkruar një status në lidhje me dështimet në dialogun me Serbinë, që lehtësohet nga Brukseli.
Sipas Hotit, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ia ka dhënë të mprapshtën dialogut.
Në shkrimin e tij, Hoti ka theksuar se mbështetja nga aleatët për Kosovën, nuk ka qenë asnjëherë më e ulët se tani.
“Mbështetja nga aleatët për Kosovën nuk ka qenë asnjëherë më e ulët se tani. Kjo sigurisht nuk mundëson asnjë lloj marrëveshje të mirë për Kosovën në dialog apo në çfarëdo procesi euro-integrues. Si rezultat, dialogu është zhvendosur nga një proces “me njohjen në qendër” që mbështetej nga letrat e liderëve kryesorë perëndimorë, në një proces “me asociacionin në qendër e i orientuar në menaxhimin e krizave”.” – shkruan Hoti.