Hoti: KEK-u menaxhohet nga parapolitika, vendimet merren në zyrat e partive politike
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se KEK-u po po menaxhohet nga parapolitika, duke akuzuar Qeverinë Kurti për dështim në këtë sektor.
Hoti ka thënë se vendimet merren në Vetëvendosje, ndërsa zbatohen në KEK.
Ai ka thënë se “është shtrenjtuar disa herë, e nuk është liruar kur është liruar mandej në tregjet ndërkombëtare”.
“Në këtë qeveri, menaxhmenti i KEK-ut tash menaxhohet nga parapolitika. Pra, vendimet merren në zyrat e partive politike, e manaxhmenti atje është vetëm me i ekzekutu. Vetëm në kohën e komunizmit kështu ka ndodh. Në ato byrotë janë marrë vendimet, zyrtarët publikë që kanë bartur funksione shtetërore s’kanë pasur rëndësi, s’i ka pyet kush, ata veç i kanë zbatu. Kështu është duke ndodh, dhe kjo është dëshmu” – ka thënë ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
“Ndoshta kapacitetet e reja energjetike edhe nuk ndërtohen brenda një mandati, por mund të fillohen. Por as nuk janë fillu. As s’është duke mendu dikush për këtë çështje.” – ka thënë ndër të tjera ai.