Hoti: Janë ulur pagat për disa punonjës dhe janë përgjysmuar shtesat për përvojë pune
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me krizën ekonomike në vend.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka përmendur disa nga pikat që qytetarët kosovarë po përballen në këtë kohë.
Sipas tij, në krizën më të madhe në shumë vite, janë ulur pagat për disa punonjës, ndërkohë që për disa të tjerë vërehet një rritje e lehtë.
Tutje, ai ka thënë se shtesat në pagë për përvojë të punës nga 0.5 për qind janë përgjysmuar në 0.25 për qind.
Hoti ka përmendur edhe rritjen e tatimit në pronë, ndërkohë thotë që në Kuvend diskutohet për marrëveshje për kredi për ndihma sociale.
“Në krizën më të madhe në shumë vite, pagat ulen për një numër të të punësuarve, e për disa rriten shumë pak, Shtesa në pagë nga përvoja e punës përgjysmohet nga 0.5% në 0.25% për çdo vit përvojë., Tatimi në pronë rritet, Tatimi në Vlerën e Shtuar në mallra ushqimore nuk ulet, as akciza në naftë nuk ulet, Investimet publike bien në nivelin më të ulët historikisht, Në buxhet teprojnë mjetet, të cilat zhvlerësohen nga inflacioni, Subvencionohen kompanitë e sektorit të energjisë dhe bizneset, por askush nuk e di si dhe sa mjete të buxhetit janë shpenzuar, Në Kuvend vijnë marrëveshje për kredi për ndihma sociale”, ka shkruar Hoti.
