Hoti i reagon LVV-së për videon e publikuar: Prita mos tregon ndonjë investim, ishte propagandë për mashtrim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje pas videos së publikuar në rrjetin social Facebook gjatë ditës së premte.
Hoti ka shkruar se priti ndonjë video që tregon investimet, krijimin e vendeve të punës apo rritjen ekonomike.
Por sipas tij, "ishte propagandë për mashtrim të publikuar".
“Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?! Por, JO! Ishte video për të vetmën gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut.” – ka shkruar ai.
VV-ja në videon e saj i ka “goditur” akademikët e LDK-së, duke theksuar se ata paraqitën ide të cilat nuk u shërbejnë qytetarëve të Kosovës. Në videon e titulluar “Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, VV-ja e bën një krahasim aspak dinjitoz për partinë më të madhe në pushtet. Ajo e krahason LDK-në me Serbinë, kur flet për tërheqjen e 30% të Trustit.
“E dyta, ajo e tërheqjes së Trustit, nuk ndihmon ata që kanë nevojë, dhe e shkatërron sistemin pensional që kemi. Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së” – theksohet në videon e postuar nga LVV-ja.
