Hoti: Është rritur çmimi i plehut e farave, Ministria e Bujqësisë duhet t'i rrisë subvencionet
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se çmimet e farërave dhe plehrave janë rritur për 21 për qind.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ministria e Bujqësisë duhet të rrisë subvencionet për hektar të kulturave bujqësore.
“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi ”,ka thënë Hoti.
