Hoti e krahason qeverinë Kurti me komunistët: Kryeministri po bën propagandë të marrë - NACIONALE

Hoti e krahason qeverinë Kurti me komunistët: Kryeministri po bën propagandë të marrë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Kurti për Bruto Produktin e Brendshëm.

Hoti ka thënë se Kurti po bën propaganda, madje e krahasoi edhe me komunistët.

Postimi:

Sot, në hapje të mbledhjes së Qeverisë, kreu i Qeverisë lëvdohej duke e krahasuar Produktin e Brendshëm Bruto të vitit 2023 me atë të vitit 2000.

Të gjithë e dinë se në vitin 2000, ne sapo ishim kthyer nga deportimi i "politikës së tokës së djegur", që u zbatua sistematikisht nga regjimi serb.

Në vitin 2000, gjysma e shtëpive ishin të djegura. Kafshët shtëpiake dhe mjetet bujqësore ishin të vjedhura e të shkatërruara. Infrastruktura shkollore, shëndetësore e rrugore ishte shkatërruar gati plotësisht nga lufta e nga mungesa e investimeve mbi 10 vjet. Shumica e bizneseve ishin plaçkitur e duhet të nisnin nga e para.

Kjo sjellje e kreut të Qeverisë është propagandë e marrë, sikur ajo e komunistëve, të cilët mashtronin qytetarët me 'arritjet e planeve 5-vjeçare', në ndërkohë që qytetarët varfëroheshin.

Unë i propozoj atij ta bëj krahasimin me vitin 1998-99. Sigurisht se rritja i del të jetë jo 5 herë, por 10 herë më e madhe!

Lajme të ngjashme