Homazhe në Tiranë në nder të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku - NACIONALE

Homazhe në Tiranë në nder të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me nderime të larta shtetërore, sot është bërë ceremonia e varrimit të heroit Afrim Bunjaku në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrris.

Për të nderuar heroizmin e tij, një numër i madh i familjarëve, qytetarëve, personaliteteve të shtetit, ministrave të qeverisë, deputetëve dhe ambasadorëve të huaj kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.

Në nder të efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, janë mbajtur homazhe edhe në Tiranë. Shumë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza”, të veshur me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së, për të ndezur një qiri dhe për të vendosur lule për nder të policit të vrarë në krye të detyrës.

Heroi Afrim Bunjaku u vra mëngjesin e së dielës nga një grup terrorist prej 30 personave gjatë ushtrimit ë detyrës së tij në fshatin Banjskë të Zveçanit.

PAMJE:

Lajme të ngjashme