"Hodhi më së shumti bomba mbi Serbi", Hoxhaj publikon foton e avionit ushtarak të përdorur nga NATO - NACIONALE

"Hodhi më së shumti bomba mbi Serbi", Hoxhaj publikon foton e avionit ushtarak të përdorur nga NATO

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, në përkujtim të 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe, ka publikuar në Facebook avionin ushtarak të aleancës ushtarake perëndimore i cili sipas tij ka hedhur më së shumti bomba në Serbi.

Hoxhaj tha se aeroplani tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani.

“Ky aeroplan në fotografi ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe është aeroplani që ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi e tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani”, tha ai.

Nënkryetari i Kuvendit falënderoi Perëndimin për “mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin”.

Lajme të ngjashme