Historiania serbe: Vuçiqi nuk është Tito, as Serbia nuk është Jugosllavi - NACIONALE

Historiania serbe: Vuçiqi nuk është Tito, as Serbia nuk është Jugosllavi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Historiania serbe, Dubravka Stojanoviq, ka thënë se Serbia nuk është Jugosllavi ashtu siç presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi nuk është Josip Broz - Tito.

Stojanoviq në një interviste për Demostat, ka thënë se Serbia po e mban vetën në një vakum gjeopolitik pasi sipas saj, nuk e kupton botën moderne dhe kohën me të cilën jetojmë dhe se me këmbëngulje bënë zgjidhje të këqija.

Ndoshta Vuçiq mendon se është Tito dhe është në Luftën e Ftohtë, por nuk është as Lufta e Ftohtë tani, as Serbia s’është Jugosllavi, as Vuçiq s’sështë Tito. Ata mendojnë se do të përfitojnë nga kjo, por unë mendoj se kjo çon në katastrofë të pastër. Serbia mbetet pa aleatë të vërtetë. Ndoshta Rusia është aleate, por nga dëshpërimi i saj, sepse nuk ka tjetër përveç Bjellorusisë dhe Serbisë”, deklaroi Dubravka Stojanoviq duke shtuar se në botën e sotme nuk është mirë të jesh aleate e Rusisë.

"Kam frikë se elita politike dhe intelektuale serbe për tridhjetë, nëse jo dyzet vjet, nuk e kupton kohën në të cilën jetojmë dhe me këmbëngulje zgjedhin zgjidhje të këqija" ka thënë ajo.

As unë nuk e dua Jugosllavinë, unë jam jugosllav, por nuk e dua Jugosllavinë sepse mendoj se njerëzit e saj nuk janë në dorën e saj”, ka thënë krejt në fund ajo.

Lajme të ngjashme