Historiani serb: Kisha ortodokse në Kosovë shërbeu si instrument dhune
Milivoj Beshlin, historian i njohur serb, ka bërë një deklarim që u komentua shumë në Serbi, madje për shkak të deklaratave,u kërcënua edhe gazeta Danas, e cila e botoi mendimin e Beshlinit. Në një prononcim për gazetën e njohur serbe “Danas”, Beshlin theksoi se roli i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ishte interesant.
Sipas tij, Kisha Ortodokse Serbe ishte levë dhe instrument për dhunën dhe destabilizimin e fqinjëve.
“Roli i Kishës Ortodokse Serbe në ngjarjet tragjike në Kosovë është shumë interesant, sepse, ashtu si në Mal të Zi, ishte levë dhe instrument kyç për dhunën dhe destabilizimin e fqinjëve.” – theksoi ai, transmeton Danas.
Tutje, historiani serb theksoi se kushdo që ishte në funksion të aktiviteteve terroriste atje, gjeti një shtëpi të sigurt në manastir.