Hisen Berisha përdor gjuhë seksiste në Kuvend: ...Ndonjëri që e ka gruan shumë burrë të fortë...
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në Kuvend e Kosovës ka përdorur gjuhë të ulët seksiste duke folur për gratë e burrave në Qeveri.
Derisa po fliste për marrëveshjen e Qeverisë me MCC-në, Berisha tha se qeveritarët po donë t’i punësojnë gratë. Por, Berisha për këto gra tha se mund të qëllojnë edhe “burra të fortë”.
“Duhet uruar Kosovën për këtë arritje edhe juve Qeverisë për fasadimin që po i bëni duke planifikuar t’i punësoni edhe gratë në fushën e energjisë. Do zoti që ndonjëri që e ka gruan shumë burrë të fortë atje edhe gjen shpëtim” – ka thënë Berisha në Kuvend.